Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se sot kanë synim për të gjetur një zgjidhje për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Sipas tij, situata në veri vazhdon të jetë shumë e tensionuar.
“Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe rrugën përpara. Ka nisur takimi me kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar ai në Twitter.
Takimi bilateral i kryeministrit Albin Kurti me Borrell ka filluar rreth një orë më parë.
Borrell pritet të ketë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve është paralajmëruar që Borrell do të prononcohet për mediat.