Rrugës për në Sinagogën Ashkenazi, për shërbesën e së premtes mbrëma, sabbath, mikesha ime Paula Goldman dhe unë po ecnim nëpër rrugët me kalldrëm përgjatë “Bashçarshisë”, qytetit të vjetër të kohës osmane në kryeqytetin boshnjak, duke kaluar ndanë xhamive, dyqaneve dhe një medreseje.
Ishte viti 2000, dhe kryeqendra boshnjake ende nuk i kishte shlyer gjurmët e luftës në Ballkan, transmeton “Koha Ditore”. Dhe një tank i NATO-s kaloi derisa ne po ecnim nëpër një urë që këpuste lumin Miljacka.
“Nuk është spanjisht. Është ladino”
Dhe derisa po ngjiteshim në katin e dytë të ndërtesës së gurtë me katër kupola, po depërtonte drita nëpërmjet xhamave të dyerve të mbushura me Yllin e Davidit. Kjo ishte sinagoga.
Zumë vend në mesin e anëtarëve të kongregatës, derisa David Kamhi zuri vendin para një harku që mbante Torën (ku janë të mbledhura pesë librat e Musës). Shumë shpejt sinagoga u mbush me besimtarë të shumtë.