2.461 të vdekur dhe afro 79 mijë të infektuar; ky është bilanci botëror i koronavirusit, sipas Universitetit Amerikan Johns Hopkins.
Mësohet se ndër 78.766 personat e konfirmuar me virus, mbi 100 janë italianë, ndërkohë që 23.133 thuhet se kanë mundur ta kapërcejnë infektimin dhe të gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkroi në Twitter se në 80 përqind të rasteve, prekja nga koronavirusi është e lehtë, në 20 përqind kritike dhe në 2 përqind virusi është fatal.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për 675 milionë dollarë ndihmë për një luftë më efektive kundër epidemisë. Pas Kinës, veçanërisht shqetësuese është situata në Korenë e jugut, ku numri i rasteve është dyfishuar brenda një dite.
Italia ka vënë në kuarantinë rajonin e Lombardisë pas përhapjes së shpejt të virusit.
OBSH ka kërkuar nga cdo shtet që të merr masa, ndërkohë që BE’ja po shqyrton mbylljen e zonës Shengen.