Bota po ndryshon, edhe gjeopolitika -ne jo!

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 14:59 | Nga Bahri Bivolaku

Dëshirat, interesat, egot, prepotenca na e përbëjnë ritmin e jetës politike në Kosovë, qoftë në rrafshin individual apo edhe të strukturuar nëpër subjekte partiake.Mendoj të jetë koha e fundit për t’u ndalur dhe pushuar pak ata të cilët janë të mbuluar me dëshirat e tilla pasi, nëse nuk reflektojnë do të shpenzohen shpejt e mbase pas një kohe të hudhen si leckë. Të tillët duhet të aftësohen për të pirë ujë nga burimet e paqes, të ndershmërisë, ligjshmërisë për të arritur qetësinë e duhur politike.

Vizioni i sakt dhe potenciali i dijes nga diaspora i dhënë kuptim ndryshimit.

Ndërsa ne nuk po ndryshojmë, ne ende po jetojmë me ëndrrën e një lufte të fituar apo heroizmin e një filozofie të pacifizmit të viteve 90-ta.

Na është ndal ora atyre viteve, ndërkohë harruam se politika është luftë e vazhdueshme por pa armë, për pozicione të shteteve në gjeopolitikën e re në kohë e rrethana të reja.

Politikës së vendit tim i mungojnë planifikuesit strategjik.Ka me bollëk planifikues të tjerë të cilët po jetojnë me fodullëk në orën e ndalur.

Politika ka lëkund shtratin e kulturës së shpresës

Dëshirat, interesat, egot, prepotenca na e përbëjnë ritmin e jetës politike në Kosovë, qoftë në rrafshin individual apo edhe të strukturuar nëpër subjekte partiake.

Mendoj të jetë koha e fundit për tu ndalur dhe pushuar pak ata të cilët janë të mbuluar me dëshirat e tilla pasi, nëse nuk reflektojnë do të shpenzohen shpejt e mbase pas një kohe të hudhen si leckë.

Të tillët duhet të aftësohen për të pirë ujë nga burimet e paqes, të ndershmërisë, ligjshmërisë për të arritur qetësinë e duhur politike.

Ndryshe do kemi politikē e cila nuk do të kërkojë më pak korrupcion por më shumë mundësi për të marrë pjesë në të….!

Dardha ka bisht

A e dini se sa shkrime e sa storie e dokumentare ku prekej e etiketohej UÇK – ja, u bënë në këto dy dekada në mediat e shkruara dhe elektronike?

A e dini se sa herë në Kuvendin e Kosovës u përdor etiketa për kundërshtarin politik si vrasës, kryekriminel e kriminel?

Vetëm në katër vite në gazetën Bota Sot, Koha Ditore dhe Express, u botuan afër 2500 shkrime, e mos të flasim për storie televizive apo dokumentare.

Diskursi i tillë u bart tek rinia pasi u fol e u shkrua me mijëra here. Diskursi i tillë për të pasur sukses kombinohej me “kapje të shtetit” a korrupsion.

Krimet e luftës të supozuara dhe korrupsioni nuk kanë gjë të përbashkët.

Libri i Karla Del Pontes e më vonë raporti i Dick Martit i punuar nga prokurorët serb dhe mbledhur nga gjithë publikimet e bëra tek ne e detyruan Kuvendin e Bashkimit Evropian të miratojë Rezolutën 1782, nga ku u krijuan disa detyrime për Kosovën.

Presioni ndërkombëtar nga Uashingtoni si dhe Brukseli, bëhej e qartë se Kosova nuk ka zgjedhje tjetër përveç se të miratojë Gjykatën Speciale në Kuvendin e saj. U zgjodh e keqja ma e vogël.

Mbase në fillim akuzat ishin për ekzistencën absurde të shtëpisë së verdhë dhe trafikim organesh dhe këtu dhe ishte mashtrimi …..!

Akterët politik të cilët mbetën, mos të krekosen e as kokorasin si pula a gjela në maje të plehut.

Sot, po e shijojnë dardhën dhe nesër kanë për ta shijuar bishtin.

O Hasan Prishtina,

Historia po na përsëritet. Nuk lamë heronjë, as trima e as veprimtar të devotshëm për me i shërbye vendit.

Lamë pelivanë, do thoshte Agolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme