Botohet libri ‘Qeverisja lokale dhe rajonale në Evropën Juglindore’

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Është botuar libri ‘Qeverisja lokale dhe rajonale në Evropën Juglindore’, nga një grup autorësh. Ky është libër që flet për rajonin dhe demokracinë.

Pjesën për Kosovën e ka shkruar profesori i Universiteti ‘Haxhi Zeka’, Petrit Nimani. Ai ka shkruar në ‘Facebook’, se është  lajm i rëndësishëm nga fusha e shkencave politike dhe drejtësisë.

“Ky botim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme dhe është i pari i këtij lloji në Evropën Juglindore”, tha ai.No description available.

Ndryshe në kapitullin Vetëqeverisja Lokale dhe Rajonale në Kosovë: Ndërtimi i Institucioneve Demokratike në një shtet të ri, libri trajton proceset e ndërtimit të institucioneve demokratike në Kosovë.

Libri është rezultat i një bashkëpunimi unik midis studiuesve nga ish-vendet e Jugosllavisë, përfshirë Kroacinë, Slloveninë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe Serbinë. Çdo autor ka kontribuar me analiza dhe perspektiva për modelet bashkëkohore të qeverisjes lokale dhe rajonale, duke trajtuar sfidat dhe zgjidhjet për secilin vend.

I botuar nga Springer, ky libër është tashmë i indeksuar në platforma ndërkombëtare si Ueb of Science dhe Scopus dhe ka gjetur vend në bibliotekat më prestigjioze të botës.Book cover

Për më shumë rreth librit këtu.

Të ngjashme