BQK implementon sistemin e ri ndërbankar të pagesave

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 11:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 

Nga 1 korriku i këtij viti, sistemi ekzistues i pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) është zëvendësuar me sistemin e transferit automatik të projektuar sipas standardeve të fundit të fushës së sistemit të pagesave.

Sistemi i ri ndërbankar i pagesave, i quajtur, ATS (Automatic Transfer System/Sistemi i Transferit Automatik) përbëhet nga dy komponentë kryesor: komponenti i RTGS-së (Real Time Gross Settlement/shlyerjet bruto në kohë reale), i cili mundëson transferimin e fondeve në kohë reale, si dhe komponenti ACH (Automatic Clearing House/sistem automatik i kliringut) që bënë procesimin e pagesave në grup dhe me vlerë të vogël, në tri sesione të kliringut ndërbankar në BQK.

Gjatë prezantimit të këtij projekti, Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, tha se implementimi i këtij sistemi është një ndër hapat kryesor që BQK-ja ka ndërmarrë për forcimin e stabilitetit dhe rritjen e efikasitetit të sektorit financiar dhe atij bankar në veçanti.

Ai tha se ky projekt në fushën e sistemit të pagesave është realizuar sipas standardeve më të reja  ndërkombëtare të teknologjisë më bashkëkohore, si dhe  praktikave më të mira në botë.

Për përgatitjen e këtij projekti, Hamza tregoi se i ka përkrahur Banka Botërore, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë teknik.

“Përgatitja dhe implementimi e këtij projekti ka qenë në mesin e veprimeve  më të rëndësishme të planit strategjik të Bankës Qendrore dhe komponenti kryesor i vizionit të sistemit të pagesave. Realizimi i këtij projekti është rezultat i punës së ekipeve punuese dhe stafit të BQK-së, Bankave Komerciale, departamentit të ministrisë së Financave si dhe institucioneve pjesëmarrëse tjera të sistemit të pagesave”, deklaroi ai.

rrr

Hamza ka potencuar se përmes këtij sistemi, mundësohet realizimi në mënyrë të shpejt dhe sigurt i pagesave të qytetarëve e bizneseve, pagesa të pagave të pensioneve, pagesa për shërbime publike, për kompani të sigurimeve, për doganën e Kosovës, për ATK-në dhe lloje të pagesave tjera.

“Përparësitë e sistemit ATS janë shlyerja e menjëhershme në kohë reale për pagesa me vlerë të madhe dhe atyre prioritare, krijimi i lehtësirave në procesim, rritje e efikasitetit për menaxhimin e përditshëm të likuiditetit nga ana e vetë bankave, ulja e rrezikut në sistemin bankar dhe krijimi i një infrastrukture të qëndrueshme për inkurajimin e mëtutjeshëm të zhvillimeve të industrisë bankare dhe zhvillimit të tregjeve financiare”, u shpreh ai.

Ndërsa, zëvendëskryetari i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Robert Wright, tha se BQK-ja, ka mundësuar implementimin e një zhvillimi kyç që është sistemi i transferit, ku sipas tij, ky sistem do të përmirësojë shpejtësinë besueshmërinë dhe procedimin e pagesave.

“Kjo nismë, tashmë shihet si një projekt i një rëndësie të madhe, andaj bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës ka qenë e shkëlqyeshme. Ky sistem do t’i shërbejë shumë mirë Bankës së Kosovës dhe ky sistem i ri, tash më është i njohur ndërkombëtarisht dhe është shumë e rëndësishme që edhe Kosova ta ketë praktika më të mira të BE-së”, u shpreh ai.

Të ngjashme