BQK-ja ia revokon licencën kompanisë “Kosova e Re”, Mehmeti jep arsyet

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 16:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ai ka treguar që Bordi ka marr vendim për revokimin e licencës kompanisë “Kosova e Re”, pas 11 muajve nën administrim të përkohshëm.

Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë BQK-ja, për përmirësimin të gjendjes financiare, Mehmeti thotë se kompania nuk i është përgjigjur kërkesave.

“Bordi i BQK-së ka marr vendim që Kosovës së Re t’i rivokohet licenca. Kosova e Re ndër vite ka pasur vështirësi financiare, dhe atë për mbulim të provizioneve teknike. BQK-ja përkatësisht në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për përmirësimin e gjendjes financiare të siguruesit Kosova e Re”.

“Aksionar i siguruesit Kosova e Re nuk ju ka përgjigjur kërkesave të BQK-së. Me qëllimin të mbrojtjes BQK duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë, ka marr vendim për rivokimin e licencës së këtij siguruesi”.

“Nuk është vendim i lehtë, kemi bërë përpjekje i kemi dhënë mundësi, i kemi shqiptuar gjoba fillimisht, thjesht deri në proces të administrimit dhe pas një periudhe të gjatë ne si bord e kemi vazhduar administrimin edhe për tre muaj, me kush që të ketë shenja në drejtim që aksionari e ka seriozisht vullnetin për të shpëtuar këtë kompani”.

“Në bazë të dhënave të fundit numri total është 140, 80 janë punëtore dhe 60 agjentë”, tha Mehmeti.

Zëvendësguvernatori, Sokol Havolli tha se industria e sigurimeve ka marr përsipër që polisa mos të skadojë dhe të pranojë të gjitha dëmet në mënyrë që mos të dëmtohen qytetarët, raporton EO

“Pa veprime konkrete BQK nuk mund të shtynte procesin më tutje, pikërisht qëllimi jonë është që t’i mundësohet aksionarëve ekzistues dhe potencial. Vendimi më i padëshirueshëm është revokimi i licencës dhe vetëm kur nuk ka alternative tjetër ne e ndërmarrim këtë veprim”.

“Obligimi për të plotësuar kushtet ligjore ka qenë 7.70 milionë euro, tash është çështje e likuiditetit qe të ndërmarr veprimet e nevojshme, procesi i likuidimit bart psoja financiare në vend. Mirëpo është e rëndësishme që industria e sigurimeve ka marr përsipër që polisa e sigurimit të detyrueshëm të mos skadojnë pas një muaji, por të pranojnë të gjitha dëmet që vinë nga polisat aktive dhe që qytetarët mos të dëmtohen”.

Të ngjashme