Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti është mbajtur takimi me ministrin ePunëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtorin eDepartamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës Riza Shillova, anëtarin eBordit të Shoqatës së Bankave Orcun Ozdemir dhe drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Në këtë takim u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë.
Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme, me qëllim të rritjessë nivelit të sigurisë në sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për të adresuar këto sfida.