BQK: Remitancat shënuan rritje për pesë për qind

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK), ka njoftuar se remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan vlerën prej milionë euro deri në qershor 2019, apo 5.5 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

“Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, prej nga dërgohen 41.3 përkatësisht 19.8 përqind e gjithsej remitencave.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.1 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike, të BQK-së, i publikuar së fundi.


Sipas BQK-së llogaria financiare deri në qershor 2019 shënoj bilanc prej 160.0 milionë euro (200.1 milionë euro deri në qershor 2018).

Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 122.5 milionë euro duke shënuar rritje prej 53.2 përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.


Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 84.8 milionë euro dhe shënoj rënie prej 11.6 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 37.7 milionë euro (-16.0 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018.


“Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (101.2 milionë euro) dhe krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rritje për 4.1 përqind. Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i ndërtimtarisë ku niveli i IHD-ve ishte 14.8 milionë euro (-17.1 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018). Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (34.2 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 29.1 milionë euro, SHBA-të me 21.5 milionë euro, etj”, thuhet në raportin Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike, të BQK-s

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme