Tashmë u bënë muaj që prej kohës kur Brad dhe Angelina i dhanë fund martesës së tyre. Edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe dukej sikur Brad priste vetëm një shenjë nga Jolie për t’ju bashkuar sërish familjes, shanset që të ndodhë duket se janë shuar.
Së fundmi, aktori përflitet të jetë përfshirë në një romancë të re me modelen dhe aktoren e njohur Elle Macpherson, e cila prej pak kohësh është divorcuar gjithashtu nga bashkëshorti i saj bilioner.
Sipas Daily Mail, dyshja është parë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një takimi në Hollywood.
“Ata dukeshin kaq pranë dhe komod bashkë. Afërsia e tyre s’kishte asnjë ndryshim me atë të një çifti”, u shprehën burime pranë Pitt.
Duket se gjithë këto dyshime kanë ardhur si pasojë e gjesteve të modeles, e cila gjatë gjithë kohës
qendronte pranë 53-vjeçarit dhe flirtonte hapur me të.
Por në fakt, duhet thënë se dhe nga ana e aktorit ishte i njëjti reagim. Sipas të pranishmëve seks simboli australian i ka kthyer buzëqeshjen që atij i mungonte prej kohësh.
Thuhet se Elle dhe Brad për herë të parë janë takuar gjatë xhirimeve të “Friends”, asokohe kur aktori ishte i martuar me Jennifer Aniston, por asnjëherë nuk është përfolur për një romancë të mundshme mes tyre, deri më sot.