Aktori me famë botërore, Brad Pitt, në një intervistë për New York Times Magazine, zbuloi se qe rreth 15 vjet nuk i kushton vëmendje shtypit.
“Kam ndaluar së lexuari shtypin që nga viti 2004”, tha Pitt.
“Jo vetëm komentet. E kam fjalën për çdo revistë. Media që do më informonte për zgjedhjet e mia në punë, jetë dhe nuk më duket ndonjë gjë e dobishme. Nuk e shmang, thjesht nuk e kërkoj”.
Ylli i Hollywood foli edhe për namin e tij si një “don zhuan”.
“Nuk e di sesa gra kanë thënë që unë jam në një marrëdhënie përgjatë 2 ose 3 viteve të fundit. Por asnjë prej tyre nuk është e vërtetë”, u shpreh ai.
Brad Pitt tha se tashmë nuk i fshihet opinionit.
“Kam shpenzuar pjesën më të madhe të viteve ’90 duke u fshehur dhe duke pirë duhanin. Nuk më pëlqente gjithë ajo vëmendje. Pastaj arrita në një moment kur isha i vetëdijshëm se po burgosja veten time”.
“Tani shoh jashtë dhe jetoj jetën time dhe përgjithësisht njerëzit janë shumë të lezetshëm. Pasi pushova së fshehuri, pasi u ktheva në botë, kuptova se ju keni aftësinë të bëni dikë të ndjehet mirë për një moment”, u shpreh Brad.