Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë ndeshjen së bashku

Prishtinë | 21 Jan 2025 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Të dielën, më 19 janar, Bradley Cooper ndoqi një lojë playoff të NFL midis Los Angeles Rams dhe Philadelphia Eagles me Gigi Hadid në qytetin e tij të lindjes, Filadelfia.

Çifti, të cilët janë bashkë që nga viti 2023, e shijuan lojën në Lincoln Financial Field.

Në një video të shpërndarë nga një shikues në TikTok, aktori 50-vjeçar, që është një fans i zjarrtë i Eagles mund të shihet duke kërcyer me emocion dhe duke tundur krahët në ajër ndërsa ekipi i tij doli fitues ndaj Rams me rezultatin përfundimtar 28-22.

Ylli i Hollivudit kishte veshur një xhaketë dhe pantallona ngjyrë kafe. Ndërkohë, modelja 29-vjeçare u ul pranë Cooper-it dhe duartrokiti për të festuar për fitoren e Eagles në NFC Championship.

Çifti filloi lidhjen në tetor 2023 pasi u panë duke shijuar një darke. Që atëherë ata janë kapur disa herë në daljet e tyre, kryesisht në Nju Jork, të dy së ​​bashku dhe me vajzën e Cooper, Leah 7-vjeçare.(BalkanWeb)

Të ngjashme