Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas arrestimit të Lulzim Halilit nga ana e shërbimeve serbe, duke i bërë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së dhe forcave të sigurisë të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ky është një veprim i koordinuar politik nga autoritetet serbe. “Kjo është taktikë e Serbisë.
Sa herë që Vuçiqi ka trazira, ndodh një arrestim”, deklaroi Brahimaj, duke e cilësuar këtë si përpjekje për ruajtjen e pushtetit.
