Mesfushori Mërgim Brahimi është paraqitur gjatë gjithë pjesës së dytë te Panionios që barazoi në udhëtim ndaj Panetolikosit me rezultatin 1:1.
Për Brahimin ishte paraqitja e parë në futbollin e Greqisë. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën, në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Greqisë.
Brahimi te Panionios u transferua më 14 janar nga Grasshoppersi i Zvicrës. Te Panioniosi gjatë tërë takimit luajti Fiorin Durmishaj.
Edhe Enea Mihaj ishte deri në fund të kësaj ndeshjeje te Panetolikos. Deri në minutën e 63-të për Gianninan luajti mbrojtësi Andi Lila. Giannina barazoi me Atromitosin me rezultatin 2:2.