Braktisja e fëmijëve, fenomen shqetësues në Kosovë

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 07:56 | Nga

Vetëm gjatë nëntëmujorit të këtij viti, 32 fëmijë janë braktisur nga prindërit e tyre.

Stigmaztizimi i femrës, kushtet e rënda sociale dhe mospranimi i fëmijës nga i ati, vazhdojnë të jenë disa prej arsyeve që dhjetëra femra të heqin dorë nga fëmijët e tyre, duke i braktisur kudo, e në rastin më të mirë në ambientet e spitalit.

Që nga viti 2001, një ndër qendra që përkujdeset për fëmijët e braktisur dhe pa përkujdesje prindërore është SOS fshati.

“Deri tani jemi përkujdes për rreth diku 470 fëmijë, foshnje të cilat kanë kaluar në përkujdesin tonë. Nëse flasim ndër vite, në bazë të statistikave të cilat ne i kemi e në bazë të kapacitetit të cilin e kemi poseduar, vitet gjatë të cilave kemi pasur më shumë pranime kanë qenë viti 2001 deri në 2005”, ka thënë Ariana Shala udhëheqëse e kujdesit alternativ në SOS fshatin.

Një ndër fazat më të vështira të fëmijëve të braktisur është përballja me veten, se kush me të vërtetë është ai. Por, që kjo fazë të jetë më e lehtë dhe pa pasoja nevojitet trajtim përkatës, i ka thënë RTK-së psikologu Besnik Peci.

Të ngjashme