Nëse ka një skuadër që nuk ka munguar asnjëherë në Kupën e Botës, ai është Brazili.
Në Rusi pas 3 ditësh do të nisë edicioni i 21 i Kampionatit botëror të Futbollit dhe për Seleçaon do të jetë pjesëmarrja e 21 në këtë eveniment, ose më mirë të themi, skuadra 5 herë kampione e botës është e vetmja që nuk ka munguar në asnjë Botëror që nga viti 1930.
Është logjike të mendosh se skuadra amerikano latine dominon praktikisht në të gjitha klasifikimet historike duke nisur që nga ndeshjet e zhvilluara, numri i fitoreve dhe golave të shënuara deri te titujt e fituar, 5 të tillë.
Pas Brazilit, për sa u përket pjesëmarrjeve në Botëror, gjendet Italia me 18 të tilla, por Të Kaltrit do të jenë mungesa e madhe e Kupës së Botës së këtij viti, transmeton tch.
Argjentina është e treta me 17 pjesëmarrje e ndjekur nga Meksika me 16 dhe Spanja, Anglia e Franca me 15. Klasifikimi me skuadrat që kanë marrë pjesë më shumë se 10 herë në fazën finale të një Kupe Bote mbyllet me SHBA dhe Korenë e Jugut. Gjermania e Bashkuar, do të luajë botërorin e saj të nëntë në total dhe të shtatin radhazi.