Brazili kualifikohet në finale të “Tokyo 2020”

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Brazilit ka arritur në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Brazilianët bëhen finalistët e parë në sportin e futbollit në këtë Olimpiadë, pasi mposhtën Meksikën pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Express.

Përgjatë 120 minutave portat mbetën të paprekura dhe fituesi u desh të vendosej me ekzekutimin e penalltive.

Aty më të saktë u treguan Brazili që kualifikohen në finale, ndërsa aty do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Japonisë dhe Spanjës. 

Të ngjashme