Kampioni i pesëfishtë i botës, Brazili, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë Botërorin “Rusia 2018”, duke barazuar në ndeshjen e parë 1:1 ndaj Zvicrës. Ndërsa në xhiron e dytë ndaj Kosta-Rikës iu deshën minutat shtesë për të fituar 2:0.
Mirëpo, është në rrugë të mbarë për të siguruar kalimin në fazën nokaut si fitues i Grupit E. Brazili të mërkurën mbrëma do të përballet me Serbinë në Moskë, në ndeshjen e fundit të fazës grupore, transmeton Koha Ditore.
Një fitore ndaj Serbisë do të mjaftonte për Brazilin për të fituar grupin, me kusht se Zvicra nuk fiton ndeshjen e saj ndaj Kosta Rikës me më tepër se një gol dallim.
Serbia ndërkohë duhet të fitojë me çdo kusht për të arritur në fazën nokaut. Serbia mposhti në xhiron e parë 1:0 Kosta-Rikën, por pësoi 2:1 ndaj Zvicrës në xhiron e dytë, pas golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisha Kokeza, dhe seleksionuesi i Serbisë, Mladen Krstajiq, u gjobitën me nga 5.000 franga zvicerane për kokë për komentet që bën pas ndeshjes.