Bregu: Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për nxitje nga BE-ja

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

“Ndërsa presim vendimin zyrtar nga Samiti i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe për të gjithë rajonin është mjaft e rëndësishme të ritheksojmë që Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e BE-së”, kështu është shprehur sekretarja e RCC-së, Majlinda Bregu në mbledhjen e 38-të të Bordit të organizatës.

Ajo ka shtuar se 56 për qind e qytetarëve të Ballkanit kanë ndjenja pro-perëndimore.

“Gjëja më e rëndësishme për ekonomitë, në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për një Zonë Rajonale Ekonomike (REA) dhe axhendave të tjera të reformës, është të përmbushë angazhimet e tyre. Nuk duhet të lejohet që mosmarrëveshjet dypalëshe të përhapen në të gjithë procesin e bashkëpunimit rajonal, pasi ajo po ecën përpara sa herë që ekziston vullneti politik. Bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ajo.

Përfaqësuesit e BE-së ofruan mbështetjen për të gjitha nismat për bashkëpunim më të fortë rajonal për aq kohë sa ata janë të gjithë-përfshirëse. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme