Brenda 1 dite, 40 aktakuza dhe 10 të ndaluar për vepra të ndryshme kriminale

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 40 aktakuza kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë 10 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 4 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se hënë ka ngritur gjithsej pesë (5) aktakuza ndaj shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve te fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre(3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit nga ngritur një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimetkërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale 1 – 1 / / / /
Prishtinë 12 – 12 3 2 – 4 / /
Prizren 9 – 9 2 / / /
Pejë 5 – 7 4 / / /
Gjilan 4 – 5 1 / / /
Gjakovë 3 – 3 / / / /
Mitrovicë 1 – 1 / / / /
Ferizaj 5 – 5 / / / /
Totali 40 – 43 10 2 – 4 / /
  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Tregti e ndaluar”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar dy (2) persona në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë me aktvendim të prokurorit për shkak të veprës penale “Fajde”, një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Detyrimi”, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, po ashtu është ndaluar edhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Shmangia nga pagesat e tarifave doganore”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehuri për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Armëmbajtje paleje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Shmangia nga tatimi”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehuri për veprën penale “Keqpërdorim i se drejtës se votës”.

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve te fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre(3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Posedimi I paautorizuar I narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuze kundër një (1) personi për veprën penale “ Dhuna ne familje”,

Një (1) aktakuze kundër një (1) personi për veprën penale “ Mos raportimi ose raportimi i rreme i pasurisë, i te ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare”.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit nga ngritur një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.

Të ngjashme