Brenda 20 minutave, dy banesa digjen në Prishtinë: Policia jep detaje për rastet

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Vetëm brenda 20 minutave, apo saktësisht në orën 16:45 dhe në 17:05, janë regjistruar dy raste për djegien e dy banesave në Lagjen e Spitalit dhe në Dragodan të Prishtinës.


Si pasojë e djegies së banesës në Lagjen e Spitalit, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në rastin e dytë përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për asnjë lëndim në njerëz.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tutje njoftoi se në të dyja rastet, në vendngjarje kanë dalë njësitë emergjente dhe zjarrëfikësit.

“Sot, më datën 10.05.2020, rreth orës 17:05, kemi pranuar informatë se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë njoftuar te dalin edhe njësit tjera emergjente dhe zjarrfikësve. Ndërsa në rrugën “Ismet Krasniqi, është djegur një banesë, rast ky për të cilin nuk ka pasur raportime për të lënduar”, ka thënë Hoxha.

Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e këtyre dy rasteve se si ka ardhur deri te përhapja e flakëve në këto dy objekte banimi, dijmë se për raste të tilla nuk është raportuar shpesh gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Të ngjashme