Brenda 24 orëve kanë ndodhur 39 aksidente

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 14:49 | Nga

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të kaluara kanë vdekur dy persona, si pasojë e aksidenteve rrugore.

Në fshatin Grac të Lipjanit ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Ndërkaq në Kaçanik ka ndërruar jetë një femër e cila ishte aksidentuar gjatë ditës së enjte.

Në përgjithësi kanë ndodhur 39 aksidente, prej këtyre, 17 kanë përfunduar me persona të lënduar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Të ngjashme