Brenda 6 muajve, 142 ankesa për shkelje të të drejtave të konsumatorëve

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 11:51 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën u bisedua rreth aprovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, realizimin e Programit dhe zgjerimin e Këshillit me anëtarë të rinj për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu, tha se ligji tani është i përshtatshëm, me standarde evropiane, që e bën më të lehtë integrimin e shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

“Ligji tani ka premisat e ligjeve të standardeve evropiane, që e bën të mundshëm integrimin e Kosovës në BE”, tha Fejzullahu.

Sipas tij,  ligji i aprovuar i garanton  sjellje të lirë të konsumatorëve, i cili ligj, po ashtu i informon konsumatorët për të drejtat e tyre që u takojnë.

Fejzullahu shtoi se për 6 muaj kanë qenë 142 ankesa ose 70% ankesa më shumë nga konsumatorët në lidhje me cenimin e te drejtave.

“Ne kemi shtimin e ankesave të konsumatorëve për 70% dhe në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve që kemi nga kjo ministri lajmërohen konsumatorët për ankesa. Për 6 muaj janë pranuar 142 ankesa që departamenti i ka përcjellë me shpejtësi në organet relevante për të i shqyrtuar”, tha Fejzullahu.

“Ministri Bajram Hasani në mënyrë të rregullt po përcjellë politikat e tregut dhe interesat e komsumatorëve vendor, në emër të Këshillit falënderoj ministrin që në emër të shoqërisë kosovare ka marr vendime të rëndësishme për ndalesën e produkteve që vijnë në Kosovë dhe rrezikojnë produktet vendore”, shtoi Fejzullahu.

Fejzullahu tha se ministri i Tregtisë, po ashtu, ka marrë vendim për ruajtjen e nivelit të çmimeve në treg dhe së fundi, duke përmendur edhe vendimin për ndalesat e disa lojërave për fëmijë të cilat janë cilësuar si të dëmshme për ta nga ekspertët.

“Shitësit dhe tregu duhet ta kenë në konsideratë të mos abuzojnë me çmimin dhe të ruajnë çmimet reale që duhet t’i ketë tregu”, tha ai.

Ai tha se Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve duhet të zgjerohet në secilën komunë të Kosovës, pasi që secili konsumator të ketë mundësinë e denoncimit apo të ankesës që atij iu lajmërohet gjatë ditës.

“Këshilli ka 7 anëtarë dhe tani me kërkesa nga Ministria për Integrim është paraqitur nevoja të jenë edhe 4 nga shoqëria civile dhe do të jenë anëtar të këshillit shoqëria civile GAP, LENC, Kallxo.com, FOL”, tha Fejzullahu duke treguar për nevojën e zgjerimit të anëtarëve të rinj në këshill, ku priten edhe 5 anëtarë të tjerë të shtohen nga entet rregullatore, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme