Jeta luksoze e Kylie Jenner vazhdon të lë mbresa në publik, sidomos kur zbulohen detaje të reja rreth të jetuarit të super-modeles.
Kësisoj, gjatë episodit të fundit të “Kardashians”, u shfaqën disa pamje kur e motra e Kyliet, Kendall Jenner i kishte huazuar avionin e saj privat për një udhëtim me shoqet, Hailey Bieber e Justine Skye, shkruan “Page Six”.
Përderisa kamera fokusohej afër menysë, u bë e ditur se të ftuarit mund të porosisin specialitete të tilla si një sallatë pule aziatike apo sallatë Caprese.
Ndërkohë, menyja e koktejit ofronte një margaritë me luleshtrydhe të bërë me tequila të markës së Kendallit “818”, vodkë, shampanjë trëndafili dhe vodka boronicë.
Kylie, 25-vjeçe, bleu avionin “Global Express” për 72.8 milionë dollarë në vitin 2020.
Avioni është përshtatur me ulëse bezhë që kanë të shkruar inicialet KJ dhe ndriçim me ngjyra përgjatë tavanit që mund të programohet të shkëlqejë në nuanca të ndryshme.
Në fillim të këtij viti, organizatat e ndryshimeve klimatike kritikuan Kylien për një fluturim 17-minutësh me avion nga Camarillo për në Van Nuys të Kalifornisë.