Brenda pak ditësh pritet të rifillojnë gërmimet e ndërprera vitin e kaluar në lokacionin Kizhevak të Rashkës, në Serbi, ku dyshohet për eshtra të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në këtë lokacion gjatë vitit 2016, pala serbe i ka ndërprerë gërmimet 4 herë me arsyetimin e mungesës së fondeve dhe të kushteve të papërshtatshme atmosferike, shkruan sot Koha Ditore.
Në Kizhevak të Rashkës dyshohet për 15 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Kryetari i Komisionit qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka thënë për gazetën se nga pala serbe u është thënë se gërmimet do të vazhdojnë në gjysmën e muajit prill.
“Sipas informatave gojore rreth 18 prillit do të vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Rashkës. Duke u bazuar në informacionet që kemi, ndoshta kjo do të jetë faza e fundit e verifikimit në këtë pjesë. Vitin e kaluar në këtë lokacion janë ndërprerë 4 herë gërmimet nga pala serbe me arsyetime të pakuptimta për ne”, ka deklaruar ai