Këngëtari i njohur, John Legend dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen janë duke e shitur rezidencën e tyre për 18 milionë dollarë.
At dëshirojnë të sheshin pronën e tyre para se të sjellin në jetë fëmijën e tyre të tretë, shkruan Mirror.
Ajo që kumtoi lajmin ishte Chrissy, përmes rrjetit social Instagram, ndërsa theksoi se janë duke shikuar për një tjetër shtëpi.
Familja e tyre do të shpërngulen në pronën e nënës së modeles, e cila jetuar aty për vite me radhë.
Derisa pjesëtarët janë duke u shtuar, atyre do t’iu duhet hapësirë më e madhe për fëmijët, përfshirë këtu dhomat e po ashtu edhe pjesën e jashtme.
(Foto: Mirror)
Ndërkaq, deri më tani çifti kanë qenë duke rritur dy fëmijët e tyre, Miles dhe Luna, të cilët i publikojnë mjaft shumë në rrjete sociale.
Vlen të përmendet se John dhe Chrissy kishin blerë shtëpinë nga këngëtarja Rihanna, që atëkohë kushtonte 14 milionë dollarë.