Brexit: Johnson dhe Von der Leyen sot në Bruksel, përpjekja e fundit për marrëveshje

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, këtë të mërkurë do të shkojë në Bruksel, atje do të takohet me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian.

Të dyja palët si ajo e Britanisë së Madhe dhe ajo e Bashkimit Evropian do të bisedojnë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për Brexit, transmeton Klan Kosova.

Zyra e Johnsonit ka bërë të ditur se të dy udhëheqësit do të zhvillojnë një takim darke “për të vazhduar diskutimet mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE-së”.

Johnson para se të takohej kishte deklaruar se situata e bisedimeve tani është e ndërlikuar dhe se ka shpresë nga këto bisedime.

Von der Leyen ka deklaruar se e mirëpret takimin me Johnson dhe vazhdimin e diskutimeve për marrëveshjen tregtare, shkruan Euronews.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme