Brexit, May takohet me liderët e BE-së në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Theresa May po vazhdon të mbajë bisedime me krerët evropianë dhe zyrtarët e BE-së që kanë për qëllim shpëtimin e marrëveshjes së Brexit.

Ajo ka takuar kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe kancelaren Angela Merkel pas një vote të përbashkët për marrëveshjen, njofton Klan Kosova.

Kryeministrja i Britanisë së Madhe ka thënë se ajo ka nevojë për siguri rreth planit kufitar të Irlandës së Veriut për të marrë mbështetje nga deputetët, shumë prej të cilëve dëshirojnë garanci më të forta ligjore.

Merkel ka thënë se marrëveshja e Brexit nuk mund të ri-negociohej, por se ajo vazhdon të jetë optimiste se një zgjidhje mund të gjendet.

Nga ana tjetër, lideri i Punës, Jeremy Corbyn, tha për May se udhëtimi i saj ishte një “humbje e kohës dhe e parasë publike”.

Nënkuptohet që kryeministrja britaneze po kërkon garanci ligjore se Britania e Madhe nuk do të bllokohet në planin e kthimit të Irlandës së Veriut për një kohë të pacaktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme