Britania thuhet se ka ofruar për BE-në një “faturë të divorcit” më të lartë, e cila mund të jetë me vlerë deri në 50 miliardë euro.
Raportet tregojnë se oferta pati një “mirëpritje të gjerë” nga Brukseli.
Theresa May sugjeroi në shtator se Britania e Madhe ishte e gatshme të paguante rreth 20 miliardë euro, por Bashkimi Evropian bëri presion për më shumë.
Britania e Madhe shpreson të ecë përpara duke folur me BE-në për tregtinë, por Evropa do ta bëjë këtë vetëm kur të shoh mjaftueshëm përparim në tre fushat e mëposhtme – projektligjin e divorcit, të drejtat e shtetasve të BE-së në Britani pas Brexit dhe kufirin me Irlandën.
Pasi Britania e Madhe të ketë dalë plotësisht nga Evropa, do të rishikohen edhe çështjet si pensionet, apo llogaritja e kontributit të Britanisë së Madhe dhe gjithashtu se çfarë do të ndodh më tej me projektet e ndërtimit të dakorduara nga të gjithë anëtarët e BE-së, përfshirë Britaninë e Madhe.