Kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar largimin e saj nga posti i shefes së qeverisë më 7 qershor.
Në konferencën ku e bëri të ditur dorëheqjen, Theresa May tha se ishte “çështje e pendimit të madh” se ajo nuk kishte arritur të kryente Brexit.
Ajo tha se u largua nga zyra pa “asnjë vullnet të keq, por me mirënjohje të madhe dhe të përhershme për shërbimin në vendin që e dua”, raporton BBC.