Brexiti pa marrëveshje mund t’i kushtojë ekonomisë britanike 30 miliardë paundë

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Zyra për Përgjegjësi Buxhetore (OBR) thotë se Mbretëria e Bashkuar mund të zvarritet në një recesion nëse zbaton një Brexit pa marrëveshje, me ekonominë duke u zvogëluar me 2 për qind dhe duke marrë një goditje prej 30 miliardë paundësh .

OBR tha se rritja e pasigurisë mbi bisedimet e Brexit-it dhe mungesa e besimit në aftësinë e liderëve të ardhshëm për të negociuar marrëveshjen do të pengonte investitorët nga bërja e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që mund të dëmtojë tregtinë.

“Përfytyrimi i plotë është se rritja e pasigurisë dhe rënia e besimit pengon investimet, pengesat më të larta tregtare me BE-në rëndojnë kërkesën e brendshme dhe të jashtme, ndërsa çmimi i kostos dhe çmimeve të tjera të aseteve bien ndjeshëm”, tha në një konferencë për media Robert Chote, kryetar i OBR-së, duke prezantuar raportin e ri fiskal.

Sipas raportit fiskal të prezantuar, “këto së bashku çojnë ekonominë në recesion, me çmimet e aseteve dhe me paundin duke rënë ndjeshëm, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) me një rënie prej 2 për qind deri në fund të vitit 2020” apo 4 për qind më i ulët nga parashikimi i muajit mars i OBR-së.

Parashikuesi i pavarur paralajmëron se largimi nga Bashkimi Evropian (BE) pa një marrëveshje do t’i kushtonte ekonomisë britanike një humbje prej 30 miliardë paundë dhe se përçarja dhe kaosi që do të pasonte një Brexit pa marrëveshje do të përbënte një kërcënim të rëndë për financat publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme