“Brigada e Veriut” shfaqet në Mitrovicë, lënë shenja kudo nëpër qytet

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Në rrugët e Mitrovicës veriore janë shfaqur mbishkrime të reja. Pas “S’ka dorëzim!”, sot qytetarët atje panë një mesazh të ri: “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu – Brigada e Veriut”.

Grafiti është shkruar me stencil para takimit të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan KoSSev.

Në shëtitoren e Mitrovicës veriore, në muret e ndërtesave, si dhe në trotuarin e rrugës kryesore në disa vende shihen mbishkrime identike: “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu – Brigada e Veriut”.

Në disa mbishkrime është shkruar “Po presim” së bashku me “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu – Brigada e Veriut”.

Të ngjashme