Britanezët e mashtruan Komunën e Gjilanit

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 09:27 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, ka deklaruar të enjten se premtimi i 2.5 milionë eurove nga një fond humanitar britanik për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve ka dalë i rrejshëm. Këtë konfirmim thotë se e ka marrë nga Ambasada britanike, shkruan sot Koha Ditore.

Por, komuna më herët ka deklaruar se do të ketë investime në ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve. Madje Kuvendi Komunal ka marrë vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e saj.

Komuna nuk kishte kontaktuar me përfaqësuesen e organizatës “Psikoterapeutët në veprim”, e cila ka pohuar ta ketë një memorandum bashkëpunimi me fondin britanik për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve për të dhënë arsyetimet dhe prezantimin e projektit para këshilltarëve komunalë.

Pavarësisht kësaj, kryetari i Komunës, Haziri, mohon se Komuna nuk është treguar e kujdesshme në këtë rast.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme