Pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përmes profilit të saj në Twitter u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe votëbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës që ndodhi më 25 mars në Parlament.
“Mbretëria e Bashkuar respekton votën e mosbesimit që ndodhi në Kuvend më 25 mars dhe bënë thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare, nga Qeveria në detyrë apo Qeveria e re”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.