Kina dhe Britania e Madhe janë pajtuar që të shikojnë mundësitë që të arrijnë një marrëveshje për tregti të lirë, pasi Londra të largohet nga Bashkimi Evropian, tha Ministria e Tregtisë së Kinës përmes një njoftimi, pasi ministrat e tregtisë së dy vendeve u takuan.
Britania ka shtyrë përpara mesazhin se është e hapur të bëjnë biznes me kompanitë kineze, taksa vendi përgatitet që të largohet vitin e ardhshëm nga BE-ja.
Kina është një nga vendet që Britania dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë pas Brexit-it.
Muajin e kaluar, Kina i ofroi Britanisë mundësinë e bisedimeve për një marrëveshje të tillë.
Përmes një njoftimi për media, pas takimi të ministri britanik të Tregtisë, Liam Fox dhe homologut të tij kinez, Zhong Shan, ministria kineze tha se dy ministrat kanë biseduar edhe për rritjen e investimeve në dy shtetet përkatëse dhe zgjerimin e shërbimeve tregtare.
Dy shtetet po ashtu janë pajtuar “që në mënyrë aktive të eksplorojnë mundësitë e diskutimit të një marrëveshjeje për tregti të lirë pas Brexit-it”, thuhet në njoftim, pa dhënë më shumë detaje.
Përderisa një pakt tregtar me Kinën do të ishte fitore politike për Qeverinë britanike, bisedimet formale për një gjë të tillë nuk mund të nisin derisa të zyrtarizohet largimi i Britanisë nga BE-ja.