Kryeministri britanez Boris Johnson do t’i japë Huawei-t qasjen në rrjetin 5G të vendit, raporton Reuters, duke cituar Sunday Times. Qasja e thënë do të jepet, sipas burimeve brenda qeverisë së lartë dhe shërbimeve të sigurisë, për “pjesët jo-kontestuese” të rrjetit. Vendimi ka të ngjarë të shqetësojë administratën e SHBA e cila ia ka ndaluar […]
Britania do t’i jap qasje kompanisë kineze Huawei në rrjetin 5G

Kryeministri britanez Boris Johnson do t’i japë Huawei-t qasjen në rrjetin 5G të vendit, raporton Reuters, duke cituar Sunday Times.
Qasja e thënë do të jepet, sipas burimeve brenda qeverisë së lartë dhe shërbimeve të sigurisë, për “pjesët jo-kontestuese” të rrjetit.
Vendimi ka të ngjarë të shqetësojë administratën e SHBA e cila ia ka ndaluar Huawei plotësisht hyrjen ose ndërtimin e rrjetit 5G mbi arsye të sigurisë kombëtare dhe pretendimet se Huawei janë shumë afër agjencive kineze të inteligjencës.
Vendimi vjen pasi Huawei është në bisedime me kompani amerikane mbi licencimin e teknologjisë së tyre 5G dhe pas një precedenti të vendosur nga Gjermania.











