Britania e Madhe ka kohë deri në mes të muajit mars që ta nënshkruajë marrëveshjen e Brexit me Bashkimin Evropian.
Kështu kanë thënë burime diplomatike përbrenda bllokut. Përndryshe do të jetë shumë vonë që të mblidhen në fund të muajit liderët e 28 vendeve që ta aprovojnë atë më 29 mars, shkruan Euronews.
“Ata kanë kohë deri më 10 mars, ndoshta më së largu deri më 15”, ka thënë një diplomat i BE-së, duke theksuar bllokut i duhet kohë që të përgatitet për miratimin e liderëve në samitin që pritet të mbahet më 21 dhe 22 mars.
“Përndryshe ata do të detyrohen që ta shtyjnë Brexit, apo ta tërheqin krejt”.
Një diplomat tjetër ka thënë se mesi i marsit është afati i fundit për arritjen e marrëveshjes.