Pasagjerët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe përfshirë nga masat e karantinës ose “rastet e kontaktit” të një personi të testuar pozitiv me COVID-19 nuk do të duhet më të izolohen për më shumë se 10 ditë në vend të 14, theksuan katër kryemjekë britanikë.
“Pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit, tani jemi të bindur se mund të zvogëlojmë numrin e ditëve të izolimit nga 14 në 10 ditë”, theksuan në një deklaratë të përbashkët zyrtarët kryesorë mjekësorë të katër kombeve përbërëse të Britanisë së Madhe, raporton ATSh.
Me më shumë se 63 000 të vdekur, Britania e Madhe është vendi europian më i goditur nga pandemia, para Italisë.
Ky ndryshim do të hyjë në fuqi të hënën, më 14 dhjetor në orën lokale dhe GMT 00:01 dhe GMT në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që në Uells është zbatuar tashmë kjo masë.