Regjistrohen në Britani të Madhe rastet e para të variantit indian të Covid-19

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Në Britani të Madhe janë regjistruar 77 raste pozitive të variantit të COVID-19 të regjistruar në Indi.

Kështu është thënë këtë të premte nga autoritetet shëndetësore në Angli.

73 prej rasteve janë konfirmuar në Angli, ndërkaq katër prej tyre në Skoci.

Varianti B.1.617 përfshin një mori mutacionesh. Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka thënë se këto mutacione kanë shënuar ngritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme