Britania heq ndalesën e pajisjeve elektronike në fluturimet nga Turqia

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 14:01 | Nga

Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë njoftuar sot institucionet përgjegjëse të Turqisë se do të heqin ndalesën që ka të bëjë me përdorimin e pajisjeve elektronike në linjat ajrore mes dy vendeve.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe ai pa portofol, përgjegjës për Evropën dhe Amerikën Alan Duncan në biseda telefonike kanë njoftuar ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu se do të heqin ndalesën në fjalë.

Gjatë bisedave, mësohet se Duncan dhe Johnson kanë njoftuar ministrin Çavuşoğlu se kanë marrë një vendim të tillë pas vlerësimeve të bëra nga autoritetet britanike.

Përkufizimet e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në përdorimin e pajisjeve elektronike në fluturime

SHBA-të vendosën ndalesën me të cilën pasagjerët nuk mund të mbanin me vete në avion pajisje të mëdha elektronike, siç janë laptopët, për fluturimet komerciale në SHBA nga 10 aeroporte ndërkombëtare të 8 shteteve, në mesin e të cilëve ndodhej edhe Aeroporti i Ataturkut në Stamboll.

Ndërsa Britania e Madhe bëri të ditur se ka ndaluar përdorimin e pajisjeve të tilla në fluturimet e drejtpërdrejta që vijnë nga 6 shtete, në mesin e të cilëve edhe Turqia.

Ndalesa për përdorimin e pajisjeve elektronike të aplikuara nga SHBA-të ndaj Turqisë që nga muaji mars, ishte hequr më 5 korrik, me ekspeditën e caktuar të Turkish Airlines (THY) nga aeroporti Ataturk për në Nju Jork.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme