Britania kërkon më shumë kompetenca për inspektorët e armëve kimike

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:01 | Nga

Mbretëria e Bashkuar rrezikon të përballet sërish me Rusinë, kur të kërkojë kompetenca shtesë për inspektorët e armëve kimike, në mënyrë që të vlerësohet kush ka qenë fajtori i sulmeve me armë kimike në Siri.

Inspektorët tani mund të vërtetojnë vetëm nëse janë përdorur armët kimike.

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson do të prezantojë këtë propozim, i cili kundërshtohet nga Moska, në një takim të veçantë për armët kimike në Hagë.

Ky takim vjen pak kohë pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjent nervor në Sallsbëri.

Pak para takimit të organizuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), e cila është kërkuar nga Britania, Johnson ka thënë se propozimi ka për qëllim ashpërsimin e ndalimit për armët kimike.

“Ne propozojmë që OPCW të emërojë përgjegjësit e sulmeve të armëve kimike në Siri. Ne po ashtu duam veprim për të mbështetur shtetet që adresojnë kërcënimin nga terrorizmi kimik”.

Johnson ka thënë se kjo organizatë është “trupi i duhur për të studiuar kush ka qenë mbrapa një sulmi”.

Të ngjashme