Britania lehtëson masat, trenat stërmbushen me njerëz e rrugët me makina

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Shumë trena të rrjetit hekurudhor nëntokësor të Londrës kanë qenë të mbushur me njerëz të hënë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, u tha njerëzve të shkojnë në punë, nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia.

Të stërngarkuara ishin edhe rrugët e kryeqytetit britanik pasi shefi i qeverisë së këtij vendi këshilloi që njerëzit t’i përdornin veturat, biçikeltat ose të ecnin në këmbë, nëse kanë mundësi, dhe ta shmangin transportin publik.

Kryeministri Johnson tha të dielën mbrëma se personat që nuk mund të punojnë nga shtëpia duhet të inkurajohen në mënyrë aktive për t’u kthyer në vendet e punës, siç janë punëtorët e ndërtimtarisë dhe industrisë prodhuese.

Megjithatë, disa udhëtarë këtë mëngjes ishin të shqetësuar për rrezikun e mundshmë nga infektimi me coronavirus shkaku i numrit të madh të njerëzve në hapësira publike, shkruan “Metro UK”, transmeton gazetaexpress.

Të ngjashme