Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka lajmëruar se çiftet heteroseksuale në Britani dhe Uells mund të futen në partneritet civil (bashkim ligjor i dy personave me të drejta të ngjashme si martesa) në vend se të martohen, gjë që më parë ishte e lejuar vetëm për çiftet e të njëjtës gjini.
“Ky ndryshim në ligj ndihmon në mbrojtjen e interesave të çifteve me gjini të kundërt, të cilët dëshirojnë të zotohen, të formalizojnë lidhjen e tyre mirëpo jo domosdoshmërisht duan martesë. Me zgjatjen e partneritetit civil po sigurohemi që të gjitha çifteve, qofshin ato të të njëjtës gjini apo gjini të kundërta, ju ofrohen të njëjtat alternativa” ka thënë May.
Partneriteti civil u prezantua në vitin 2004 nën qeverisjen e Tony Blair, me qëllim që t’ju mundësonte personave homoseksual të martoheshin në pothuajse të gjitha aspektet përveç mbiemrit.