Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord me Japoninë për një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Kjo është marrëveshja e parë tregtare e Mbretërisë së Bashkuar që pas Brexit-it.
Qeveria britanike tha se pas kësaj dakordësie, tregtia me Japoninë do të rritet me 15.2 miliardë paundë, transmeton euronews.al.
Marrëveshja u arrit të premten përmes një video-telefonate midis Sekretarit të Tregtisë Ndërkombëtare Truss dhe ministrit të Jashtëm të Japonisë Motegi Toshimitsu.
“Bizneset në Mbretërinë e Bashkuar do të përfitojnë nga tregtia pa tarifa në 99% të eksporteve nga Japonia”, thuhet në deklaratën e Departamentit për Tregtinë Ndërkombëtare.
“Ky është një moment historik për Mbretërinë e Bashkuar dhe për Japoninë, pasi është marrëveshja e parë tregtare post Brexit. Ajo që kemi negociuar, në kohë rekord dhe në rrethana sfiduese, shkon përtoj çdo marrëveshjeje ekzistuese të BE, pasi siguron fitime të reja për bizneset britanike, në prodhimet tona, ushqimet, pijet dhe industritë e teknologjisë”, tha Truss.