Ministri i Jashtëm britanik, Dominik Raab, do të takohet këtë jave me kryeministrin e Izraelit Benjanim Netanyahu dhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të bërë presion për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e konfliktit midis dy shteteve.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Izraelit, dhe normalizimi i fundit i marrëdhënieve midis Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe ishte një moment i rëndësishëm për këtë rajon”, u shpreh Raab në një deklaratë gjatë ditës së sotme duke iu referuar sponsorizimit të bërë nga SHBA-ja për arritjen e një marrëveshje midisi Izraelit dhe Emiratave Arabe.
“ Pezullimi i aneksimit të Izraelit është një hap thelbësor në paqësimin e Lindjes së Mesme. Është e rëndësishme të ndërtohet një dinamike e re dhe vetëm dy qeveritë përkatëse mund të negociojnë në zgjidhjen përfundimtare të çështjes dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme”, e mbylli deklaratën ministri britanik