Britania premton t’ia kthejë Nigerisë 4.2 milionë funte të vjedhura nga një ish-guvernator

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Britanisë së Madhe kanpremtuar t’ia kthejë Nigerisë 4.2 milionë funte që janë vjedhur nga ish-guvernatori, raporton BBC.

Ish-guvernatori i Delta State, James Ibori, është dënuar për pastrim të parave në Britani në vitin 2012.

Ai besohet se ka vjedhur rreth 50 milionë funte nga shteti i pasur me naftë.

Kjo është hera e parë që paratë e rimarra nga kriminelët do t’i kthehen Nigerisë, që kur u firmos marrëveshja mes dy shteteve në vitin 2016, kanë njoftuar autoritetet britanike.

Qeveritë e Britanisë së Madhe dhe Nigerisë kanë nënshkruar marrëveshje të martën se 4.2 milionë funte të rimarra nga agjencitë britanike do të kthehen në Nigeri për projekte infrastrukturore, përfshirë autostradën Lagos – Ibadan, rrugën Abuja – Kano dhe urën në Niger.

James Ibori u bë nga një hajdutë i vogël në guvernator të një shteti të Nigerisë, e i cili më pas u dënua për pastrim të parave.

Ai në Britani kishte shkuar në vitet 1980-ta dhe punoi si arkëtar në një shitore DIY në Londër.

U dënua në vitin 1992 për vjedhje në shitoren ku punoi, ndërsa u kthye më pas në Nigeri dhe u përfshi në politikë.

Ai garoi për guvernator të Delta Statet, gënjeu për datën e lindjes për të fshehur dënimin në Britani, që do t’i kishte pamundësuar të kandidonte për guvernator në Nigeri.

Ai u bë guvernator në vitin 1999 dhe nisi të merrte para nga arkat tjera shtetërore. Delta State është burimi i një pjese të madhe të naftës së Nigerisë.

Policia britanike nisi të interesohej për Iborin në vitin 2005, pasi vërejtën një ofertë për blerje të një aeroplani privat, të bërë nëpërmjet një ndërmjetësuesi në Londër.

Ai i iku kapjes në Nigeri, por më pas u arrestua në Dubai në vitin 2010 dhe u ekstradua në Britani.

U dënua për dhjetë akuza të mashtrimit dhe një total vjedhje prej 50 milionë funte nga viti 2012.

U lirua në vitin 2016, por u dërgua menjëherë në qendrën e paraburgimit të imigrantëve.

Të ngjashme