Mbretëria e Bashkuar ka më pak mjekë dhe infermierë si dhe qasje më të dobët ndaj të moshuarve në përkujdesje afatgjatë krahasuar me vendet e tjera të pasura, tregon një studim i realizuar asë fundmi.
Hulumtimi i OECD paralajmëroi gjithashtu se shumë britanikë po jetonin jetë jo të shëndetshme me ritme të larta të pirjes dhe mbipeshes.
Por, ai vlerësoi “qasjen e fortë” në kujdesin shëndetësor të ofruar nga NHS, duke thënë se kishte nivele të ulëta të pabarazisë në krahasim me vendet e tjera.
Shpenzimi në 9.8% të GDP-së ishte mbi mesataren 8,8% për 36 vendet.
Rishikimi – i bërë çdo dy vjet – shikon performancën dhe karakteristikat e kombeve më të pasura në të gjitha kontinentet.