Britania raporton 84 të vdekur nga Coronavirusi brenda 24 orëve

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe raportoi të shtunën 84 të vdekur nga Coronavirusi, njoftojnë autoritetet përkatëse.

Sipas mediave të huaja, numri i të vdekurve gjatë 24 orëve nuk përfshin edhe numrin e viktimave në shtëpitë e kujdesit në Angli.

Kjo do të thotë se shifra e vdekjeve nga coronavirusi ka potencialin të jetë dukshëm më e lartë – ndërsa Departamenti i Shëndetësisë në vend, pritet të dalë më vonë me rezultate të tjera.

Gjatë ditës së djeshme vendi raportoi 70 të vdekur, por u rrit në 186 – kur shtëpitë e kujdesit në Angli publikuan të dhënat.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga coronavirusi në Britani të Madhe u rrit në 43 mijë, por ka gjasa të jetë më i lartë, ndërsa vendi ka raportuar deri më tani 310 mijë raste. /Telegrafi/

Të ngjashme