Britania e Madhe të dielën ka regjistruar 2988 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve. Kjo është shifra më e lartë e rasteve me koronavirus të regjistruara nga Britania në 24 orë që nga 23 maji.
Shifra është dukshëm më e lartë se 1813 sa ishin regjistruar të shtunën.
Numri i të vdekurve ka mbetur relativisht i ulët. Janë regjistruar dy të vdekur në 24 orët e fundit.