Britania e Madhe ka regjistruar një rekord ditor të rasteve të reja me koronavirusin e ri. Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 53.135 raste të reja të infeksionit, shifra më e lartë që kur ka filluar testimi masiv në mesin e vitit.
Është një rritje e dukshme nga 41.385 raste sa u regjistruan dje.
Numri i të vdekurve po ashtu është rritur. Janë regjistruar 414 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur shifrën totale në 71.567.